Triku që hap çdo pajisje me iOS 10

Pajsjet me iOS të humbura dhe të vjedhura janë në rrezik, nëse një trik i publikuar në YouTube është për t’u besuar.

Nuk nevojitet asnjë pajisje e veçantë ose teknikë për të hapur një pajisje të mbyllur, që do të thotë se çdokush mund ta bëjë këtë.

Triku është zbuluar nga Bnjeamen Kunz, themelues i Vulnerability Lab. Kur pajisja e dikujt aktivizon “Lost Mode” përmes Find My iPone/iPad, pajisja vendoset në një mënyrë aktivizimi, që kërkon Apple ID për t’u zhbllokuar dhe për t’u kthyer në gjendje normale, transmeton Gazeta Express.

Por hyrja kërkon lidhje interneti, dhe për këtë qëllim ju mund ta përdorni wireless-in. Kështu sulmuesi shkon në ekranin për të zgjedhur rrjetin dhe zgjedh “other network”

Kjo është pika ku ai fiton. Emri i rrjetit dhe fjalëkalimi nuk ka kufizim shkronjash. Nëse sulmuesi vendosë mjaftueshëm shkronja në të dyja fushat (më shumë se 10,000) pajisja ngadalësohet dhe eventualisht ngrihet.

Pajisja më pas vendoset në gjumë, pritet pak sekonda, dhe hapet – taraaam, ekrani kryesor!

Kjo nënkupton se nëse ju ka humbur pajisja apo dikush jua ka vjedhur atë, përmes kësaj metode pajisjen tuaj nuk do të mund ta gjeni kurrë më. Ky është me të vërtetë një problem serioz dhe Apple tashmë është njoftuar për këtë.

Temat
Teknologji

Të afërta