Kina paralajmëron se iPhone ka një problem serioz

Numri i celularëve iPhone që po kanë probleme serioze me bateri është duke u rritur, me qeverinë kineze që i ka hedhur poshtë përpjekjet e Apple për të minimizuar situatën, duke e sulmuar kompaninë për dështimin për të “plotësuar nevojat bazë për komunikim normal me wireless”.

Në një qëndrim zyrtar (përmes Quartz) Asociacioni i Konsumatorëve të Kinës, një grup vëzhgues i qeverisë, ka nxjerrë një paralajmërim formal për Apple dhe ka kërkuar veprime më të gjera dhe pranim të fajësisë:

“Edhe pasi Apple publikoi programin për fikje të papritur të iPhone 6S, shumë konsumatorë vazhduan të dërgonin ankesa në Asociacionin e Konsumatorëve të Kinës duke raportuar situatën e tyre.

Pas mbledhjes së këtyre raporteve, ne zbuluam se problemi i fikjes ekziston edhe në iPhone 6, 6 Plus, 6S Plus, përveç pajisjeve iPhone 6S të prodhuara në mes të shtatorit dhe tetorit 2015. Modelet e lartëpërmendura ishin në mesin e pajisjeve të dyshuara me këtë problem të mosfunksionimit në letrën e Asociacionit të dërguar më 15 nëntor”.

“Si rezultat, më 29 nëntor, Asociacioni i Konsumatorëve të Kinës ia dërgoi edhe një herë një letër Apple-së për të shprehur dëshirën tonë që Apple të ofrojë një analizë të plotë, arsye dhe zgjidhje për mosfunksionimin e iPhone 6, 6 Plus, 6S dhe 6S Plus të prodhuar në mes të shtatorit dhe tetorit 2015”.

Në një deklaratë pasuese, Apple ka mohuar edhe njëherë se problemi shtrihet përtej modeleve iPhone 6S të prodhuara në mes të muajit shtator dhe tetor të vitit 2015.

Temat
Teknologji

Të afërta