Këto janë aplikacionet më të shkarkuara gjatë vitit 2016

Google ka shpallur aplikacionet dhe lojërat më të mira për vitin 2016

Google ka publikuar listën e aplikacioneve më të shkarkuara nga Google Play Store për vitin 2016. Kështu aplikacioni “Duo” i cili i përket vet Google, është më i shkarkuari. Ky aplikacion u mundëson përdoruesve që të bëjnë vidotelefonata me personat të cilët i kanë në listen e kontakteve.

Por, Google ka vendosur që çmimin Best App 2016” t’ia japë aplikacionit “Prisma” i cili fotot i kthen në vizatim e që duket mjaft realist.

Kurse sa i përket lojërave më i shkarkuari ka qenë aplikacioni “Pokemon Go”, duke marrë kështu çmimin si “Best Game 2016”.

Ndërkaq, Vitin e kaluar më shumë se 65 miliardë aplikacione janë shkarkuar në telefonët Android dhe tabletët nga Google Play në 190 vende të botës.

Temat
Teknologji

Të afërta