Erdogan: Përveç BE’së Turqia ka alternativa tjera

Turqia ende nuk është ndalur nga ambiciet që të bëhet pjesë e BE-së, por nëse ai proces nuk përparon, vendi ka edhe“shumë alternativa tjera”, tha sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ende se kemi mbyllur librin e BE-së”, ka thënë Erdogan në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll, transmeton AFP.

“Por askush nuk duhet që të harrojë se Turqia gjithnjë ka shumë alternativa tjera”, ka shtuar Erdogan.

Duke mos precizuar për çfarë alternativash bëhet fjalë Erdogan ka thënë se bisedimet me partnerët tjerë potencialë janë duke vazhduar.

“Rrugën tonë mund ta vazhdojmë me dikë nga ata”, ka thënë presidenti turk.

Temat
Botë

Të afërta