Shkolla shpërblen me para nxënësit e shkëlqyeshëm

Një shkollë e mesme në Zheijang të Kinës, ka ndarë mbi një milion euro, për të shpërblyer nxënësit e shkëlqyeshëm.

Të gjithë ata që kanë mundur të kalojnë provimin pranues me pikë maksimale, i kanë marrë prej 10 mijë deri në 5 mijë euro, varësisht nga të arriturat.

Me këtë rast 239 adoleshentë janë shpërblyer, meqë aftësitë dhe dituritë e tyre ishin të larta.

Mirëpo, jo të gjithë po e pëlqejnë këtë veprim të shkollës private, ku një vit shkollor kushton tremijë euro.

“Ata do të lënë mësimet sepse do të shkojnë të shpenzojnë para”, si dhe “më nuk do të jenë të fokusuar në karrierë, por në arritjen e parave” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

21-1-600x319

212-768x576

Temat
Përgjithshme

Të afërta