Gjermania “ngel” Shqipërinë, Basha “i shtrin dorën” Ramës: Koha për reflektim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është lideri i parë politik që reagon në lidhje me deklaratat e Bundestagut, të përcjella përmes deputetit Gunther Krischbaum, për të mos hapur negociatat integruese në Bashkimin Evropian.

Përmes një statusi në Facebook, Basha i cilëson deklaratat e deputetit të CDU dhe qëndrimin e Gjermanisë, si një lajm i keq për vendin tonë. Në këtë kuadër, Basha bën thirrje që të mos u hidhet më hi syve shqiptarëve, por që të gjithë të bashkohen dhe të realizohen 7 prioritetet kyçe të kërkuara nga Gjermania.

“Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot.

Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjjthë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.” thekson Basha në statusin e tij në Facebook.

lulzim-basha_1480010231-8595982

Temat
LajmeRajon

Të afërta