Dalja e Bashës për median, nga fjalët me dykuptime për hapjen e PD-së, akuzat ndaj Ramës dhe fyerjet për gazetaren

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së radhës së grupit parlamentar, nuk u shfaq edhe shumë i sigurt para kamerave.

Ende nuk dihet nëse kjo ka lidhje me një debat të brendshëm të zhvilluar gjatë mbledhjes apo ka lidhje me atë që Basha e quajti një hapje të re të Partisë Demokratike.

“Hapja e PD-së do të jetë e vërtetë dhe e pakthyeshme. Partia do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të japë kontributin për të sjellë një politikë në shërbim të njerëzve. Do ta nisim duke e bërë PD-në plotësisht një parti të shqiptarëve dhe me rregulla e parime që po kështu do të ndryshojmë vendin. Mekanizmat dhe mënyrat se si do të bëhet kjo e mundur, do t’i dëshmojmë së bashku më vonë”, deklaroi Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Siguroj se do të bëjmë së bashku një ndryshim ku njerëzit do të mbështeten për të ndryshuar jetën. Procesi do të jetë i vështirë, por jam i bindur se bashkë me qytetarët do ia dalim që PD-ja të kthehet në lumin e shpresës për ata që duan të ndërtojnë jetën e këtyre këtu. Nuk do të bëjmë një Shqipëri vetëm për një grusht njerëzish, por për të gjithë”, shtoi Basha.

Kreu i PD-së theksoi se në javët në vazhdim do të marrim një vendim për aksionin tonë politik.

Por Basha nuk u shfaq edhe shumë i sigurt para gazetarëve duke përsëritur shpesh herë se ironinë dhe cinizmin ia ka lanë kundërshtarit politik.

Ndërsa pasi gazetarja i kërkoi një përgjigje më të qartë në lidhje me hapjen e partisë, kreu i PD-së e quajti një cinike.

Temat
Rajon

Të afërta