A do të luajë Berisha për Kosovën? Përgjigjet Bunjaki

Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, pret përgjigje nga Besart Berisha, nëse do të mund t’i bashkohet Kosovës apo jo gjatë muajit mars të vitit 2017

Ende nuk dihet nëse Besart Berisha do të mundë ta ndihmojë Kosovën nga ndeshja e radhës ndaj Islandës, e cila do të luhet në mars të vitit 2017, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”.

Sipas “Perthnow.com.au”, sulmuesi i Melbourne Victory nuk do të mundë të pajiset me shtetësi të Australisë para tetorit të vitit të ardhshëm, që do të thotë se nuk do të mundë ta ndihmojë Kosovën.

Por, selektori i Kosovës, Albert Bunjaki deri më tani nuk ka asnjë informata rreth kësaj çështje. Ai pret që të informohet nga sulmuesi i Melbourne Victory.

“Unë presë nga Besarti që të më lajmëroj dhe të më tregoj rreth procedurave. Herën e fundit që kam biseduar më ka thënë se nga janari do të jetë gati për Kosovën”, ka deklaruar Bunjaki.

Besart Berisha, i cili më herët ka luajtur edhe për Shqipërinë, ka marrë leje nga FIFA që të luajë për Kosovën. Por, sherri i shtetësi australiane, debutimi i Berishës me Kosovën mund të shtyhet.

berisha_1479816311-1426175

Temat
Vend

Të afërta