U përleshën në fushë, shikoni si i ka dënuar FFK futbollistët

Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës ka dënuar rëndë akterët e dhunës në duelin e ndërprerë të Ligës së Parë ndërmjet Ballkanit dhe Flamurtarit në kuadër të javës së 14-të.

Më se keqi e ka pësuar kapiteni, Ilir Morina, që është dënuar me një vit ndalesë loje, për sjellje josportive dhe manifestim të vullgaritetit kundër gjyqtarit kryesor.

Me gjashtë muaj është pezulluar futbollisti i Flamurtarit, Korab Hasani, i cili gjithashtu morri pjesë në rrahje mes lojtarëve, derisa nuk ishte pjesë e protokollit të ndeshjes.

Fidan Hasani (Flamurtari) dhe Leotrim Brahimaj (Bllkani) janë dënuar vetëm me vërejtje, ndërkohë Albion Muadri (Ballkani) është liruar nga procedura disiplinore.

Pa shpëtuar nuk ka mbetur as skuadra e Ballkanit që është gjobitur me 500 euro.

Temat
SportVend

Të afërta