Një studim i fundit ka zbuluar se fëmijët që nuk konsumojnë mjaftueshëm fruta dhe perime janë 53% më të rrezikuar që të preken nga astma. Ushqimet e pasura me lëndë ushqyese parandalojnë këtë sëmundje duke përmirësuar sistemin imunitar, thonë ekspertët. Astma është një sëmundje kronike që prek sistemin e frymëmarrjes së njeriut dhe shkakton probleme me frymëmarrjen si tek fëmijët ashtu edhe të rritur. Aktualisht nuk ka një kurë për astmën, por mund të përdoren trajtime të ndryshme që mbajnë simptomat nën kontroll. Hulumtuesit shkencorë nga Kolegji Amerikan i Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë analizuan të dhënat e më shumë se 2000 fëmijëve të moshës 6-18 vjeç. 57% e tyre jetonin të paktën një gjysmë milje larg nga dyqani më i afërt që shiste fruta dhe perime. Ndërsa 1 në 10 fëmijë jetonin të paktën 1 milje larg. Rreth 21% e fëmijëve që i kishin larg këto dyqane vuanin nga astma, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 17%. Udhëheqësi i studimit, Maripaz Morales, thotë se gjatë studimit kanë zbuluar edhe nxitës të tjerë të astmës, si riniti alergjik dhe obeziteti.

Kosova ka marrë kritika për rezultatet e regjistruara në kualifikimet për Botëror, por skuadra e Albert Bunjakit nuk është më e dobëta në Evropë. Ekzistojnë skuadra që s’kanë fituar deri në 10 vjet dhe që s’kanë shënuar gola me vite. Ka edhe më keq se ne.

Rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Botërorin e Rusisë janë kontestuar nga shumëkush, edhe pse ky është vetëm debutimi i vendit tonë në një eveniment të tillë eliminator.

Mirëpo, nëse i shohim statistikat ka edhe më keq se Kosova. Mediet e huaja e kanë bërë një përmbledhje, duke i analizuar përfaqësueset më të dobëta të Evropës.

Ka prej tyre që nuk fitojnë qe 12 vjet, por ka edhe të tjera që nuk shënojnë gola me vite, shkruan gazeta Zëri.

Më të dobëtit e Evropës

Por, cilat janë skuadrat më të dobëta të Evropës? Përgjigjja mund të arrijë nga renditja e FIFA-s.

Në fund gjendet i sapopranuari në shtëpinë e futbollit ndërkombëtar, Gjibraltari: Numër 205, vendi i fundit të cilin e ndan me Tongo, Somalia, Bahamas e të tjerë.

Më pas, në renditjen përmbys, në vendin e dytë gjendet Andorra (203), e treta është San Marino (201) e mbi të Lihtenshtajni (183) e Malta (178).

Më pas më lart gjenden Moldavia, Kosova, Maqedonia e Qiproja e deri tek befasia më e madhe, Luksemburgu, i cili e kishte mundur Shqipërinë 3:0 në miqësore.

Skuadra e mbrojtësit Chanot (që luan në New York) i ka lënë prapa vetes rreth 80 përfaqësuese tjera.

Pa fitore

Andorra e ka konstruktuar “primatin” e saj me një seri të pabesueshme negative: vendi i vogël i Principatës nuk fiton qe 86 ndeshje.

Kanë kaluar 12 vjet që nga triumfi i parë: 1:0 në shtëpi kundër Maqedonisë (13 tetor 2004, kualifikimet për Botëror).

Seria e rekordit absolut e ka mposhtur edhe atë të Luksemburgut (82 ndeshje pa fitore në periudhën 1995 e 2006).

Kurse, aspak më mirë nuk qëndron as San Marino. Kjo skuadër nuk ka festuar nga viti 2004 (ishte prill), me një fitore që e arrinte ndaj Lihtenshtajnit 1:0, me golin e Andy Silva nga gjuajtja e lirë.

Kjo ishte fitorja e parë ndërkombëtare dhe ka mbetur unike, edhe për 74 ndeshjet pasuese. Andorra i ka tri fitore në 139 ndeshje, ndërkohë që ka edhe 12 barazime.

Në konfrontimin e këtyre skuadrave të dobëta më së miri qëndron Lihtenshtajni, i cili ka 12 fitore në 155 ndeshje.

Të fundit e kishte shijuar në vitin 2014, e më e largëta ishte ajo e vitit 2004 (4:0 ndaj Luksemburgut).

Ishte koha e Mario Frick dhe periudha fantastike e kualifikimeve për “Botërorin 2006”, të cilat i kishin mbyllur me 8 pikë dhe me një barazim historik 2:2 me Portugalinë, duke e kthyer rezultatin.

Gola të shënuar dhe të pësuar

Këto skuadra pësojnë humbje të thella kur përballen me gjigantë, siç i ndodhi së fundmi San Marinos, e cila pësoi humbje 8:0 nga Gjermania.

Në vitet e fundit San Marino ka pësuar edhe 10 gola nga Kroacia, 4 nga Irlanda e Veriut, 7 nga Zvicra dhe 6 nga Sllovenia e Anglia.

Pika e fundit e marrë nga ky ekip daton nga viti 2014, ndaj Estonisë. E goli i fundit ka arritur më rishtazi, i shënuar nga Mattia Stefanelli ndaj Norvegjisë (4:1) në tetor.

Në përgjithësi, një gëzim i vogël i ka prekur të gjithë, në kualifikimet për “Rusia 2018”. Kanë shënuar gol edhe Lihtenshtajni, Andorra, Kosova e Malta.

Madje, Gjibraltari ka shënuar dy, ndaj Greqisë dhe Qipros, ndërsa kjo përfaqësuese, e cila u pranua në FIFA në muajin maj bashkë me Kosovën ka pësuar 17 gola në katër ndeshje.

Ndërkaq, Kosova ka shënuar një gol dhe ka pësuar 12 gola në katër ndeshjet e para, duke e fituar një pikë pas barazimit me Finlandën.

Temat
SportVend

Të afërta