Përmbytjet, Panariti apel banorëve të largohen nga brigjet e lumit Vjosa

Gjatë inspektimit të hidrovorëve në jug të vendit Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen prej andej, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi.

Gjatë inspektimit në Urën e Mifolit pasditen e sotme, Panariti tha se në 12 orët e ardhshme pritet rritje e prurjeve të lumit Vjosa.

“Angazhim maksimal, të gjitha strukturat në gatishmëri dhe të mirë koordinuara. Të mbrojmë dhe të shpëtojmë jetë njerëzish dhe ekonomitë familjare.

Ministri tha se 10 ndërhyrje e bëra nga Ministria e Bujqësisë në argjinaturën e Vjosës, do të zbusin vërshimin e ujërave drejt banesave dhe tokave bujqësore”, tha ministri.

Ministri ka deklaruar se përmbytjet janë në prag dhe mbeten vetëm pak orë në dispozicion.

14971655-210357992723378-960186287-o_1478706137-4639322

Temat
ValaMala Show

Të afërta