Veseli: I kënaqur edhe nëse luajmë mirë e s’fitojmë ndaj Izraelit

Sfida me Izraelin, ndaj një kundërshtari direkt për të paktën vendin e tretë në grup, është më delikatja për Shqipërinë në këtë fushatë eliminatoresh për “Rusi 2018”.

Këtë e kanë të qartë të gjithë futbollistët kuqezi, të grumbulluar nga De Biasi për ndeshjen e radhës. Mes tyre është edhe Federik Veseli, i cili kërkon që kuqezinjtë tanë të përqendrohen maksimalisht për ta fituar.

“90% e skuadrave që luajnë ndaj Spanjës humbasin, kështu që edhe nëse del pa pikë ndaj këtij kundërshtari nuk është ndonjë çudi. Por kundër skuadrave më të vogla presioni është edhe më i madh. Prandaj e them se kjo është ndeshja më e vështirë për ne në këtë grup.

Nuk mund të them se jam i kënaqur me barazimin. Varet sesi do të shkojë loja. Nëse luajmë shumë mirë por për arsye të ndryshme nuk arrijmë të fitojmë sërish do të isha i kënaqur”, u mbrojtësi që aktivizohet në Serinë A me Empolin.

veseli39-520x358

Temat
RajonSport

Të afërta