PD letër KE: Mos hapni negociatat me Shqipërinë

Partia Demokratike kërkon zyrtarisht që Komisioni Europian të mos hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Këtë gjë e ka bërë me anë të deputetit Aldo Bumçi.

Ky i fundit ka depozituar një amendament qe anulon kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit për percaktimin e dates per hapjen e negociatave Shqipërinë, duke e zëvendësuar këtë kërkesë me vendosjen sipas PD, te kushteve për zgjedhjet, implementimin e ligjit te dekriminalizimit dhe te 5 prioriteteve.

Veprimi vjen vetëm pak ditë pas thirrjes publike të Sali Berishës, që kërkoi nga KE të mos hapen negociatat për Shqipërinë.

Ai kërkoi që të vendosen kushte shtesë, ndërsa tha se Shqipëria nuk mund ta marrë statusin e vendit kandidat, pasi është e mbushur me kanabis.

258252_1478543836-4849139

Temat
Rajon

Të afërta