Mourinho e tepron me Schweinsteigerin

Bastian Schweinsteiger nuk do të luajë për Manchester Unitedin edhe për një kohë të pacaktuar

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka njoftuar se mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger nuk do të përfshihet në ekipin e ‘Djajve të Kuq’ edhe nëse mesfushori francez, Paul Pogba mungon ndaj Swanseas, i cili u lëndua në humbjen 2:1 të Unitedit ndaj Fenerbahçes.

“Jo, jo”, tha Mourinho në lidhje me përfshirjen e Schweinsteigerit në skuadër.

“Unë jam ai që vendos dhe kam vendosur që jo. Ai është duke stërvitur me ekipin që tri ose katër ditë. Nuk është i gatshëm të luajë futboll në atë nivel, është herët për të”, u shpreh Mourinho.

Jose Mourinho

Temat
Botë

Të afërta