Bale: Ja kush do ta fitojë “Topin e Artë”

Gareth Bale ka thënë se Cristiano Ronaldo meriton ta fitojë “Topin e Artë”

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, nuk e ka obsesion “Topin e Artë”. Ai ka deklaruar se nuk mendon shumë për këtë çmim prestigjioz, por nëse vjen një ditë – do ta mirëpriste me shumë kënaqësi, përcjell Gazeta Express.

Bale mendon se ky çmim këtë edicion duhet të shkojë për Cristiano Ronaldon, ku portugezi rivalizohet nga Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

“Mendoj se Cristiano Ronaldo meriton që ta fitojë “Topin e Artë”, tha Bale.

“Ronaldo pati një sezon të mrekullueshëm dhe shpresoj që ta fitojë këtë”, shtoi Bale.

“Unë nuk mendoj për “Topin e Artë”, por nëse vjen një ditë – do të ishte e mrekullueshme”, përfundoi ylli i ‘Los Blancos’.

Bale së fundmi rinovoi kontratën me Real Madridin që ka me mbajt atë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2022.

Temat
Botë

Të afërta