Socialistja zbulon telefonat që po përdoren në fushatë për zgjedhjet në Amerikë (Foto)

​Ish kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila po merr pjesë në fushatën që po bëhet për zgjedhjet që do të mbahen në Amerikës, ka zbuluar një sekret të vogël që jo të gjithë e dimë.

Në një foto në Facebook, ajo ka postuar një foto të një telefoni, që sipas Jolezës është përdorur edhe në zgjedhjet për të anketuar amerikanët në kohën kur president i SHBA-ve u zgjodh Barak Obama.

screenshot-16_1477668871-5343810

Ja cfare shkruan Joleza

Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë.

I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi.

Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në fressh, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur.

Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani :))) dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale.

Temat
Opinione

Të afërta