Skandali, qytetarët e Gjirokastrës të indinjuar: Të ngjallet Enveri e t’i varë nga gjuha!

Qytetarët e Gjirokastrës janë pyetur sot nga tv lokal për skandalin e publikuar një ditë më parë në lidhje me kryetarin e gjykatës Guximtar Boçi, i cili kërkoi favore seksuale ndaj një gruaje, në këmbim të zgjidhjes së një çështje.

Ata e kanë dënuar rënd dhe kanë kërkuar gjykimin publik madje duke e cilësuar si një skandal që turpëron qytetin. E nuk është vështirë që mendja të shkojë tek qyteti i Kadaresë dhe mënyra si ai e përshkruan gjirokastritët.

Deklaratat e qytetarëve

-Është poshtërsia më e madhe, jo tek ai që ka cik kulturë por edhe tek ai i rrugës nuk duhet.

-Për mendimin tim të gjykohet tek Çerçizi lart.

-Skandal

-Secili të denoncojë që të mbledhin mendjen. Qytetarët duhet ti denoncojnë këto raste, s’kanë pse të kenë frikë. Ligji është mbi gjithçka dhe ligji të veprojë. Opinioni është tjetër gjë.

– Unë dua të ngjallet edhe ndonjë vit a 2 Enveri që t’i varë nga gjuha ata që…

-Me sa shoh unë, këto ligjet janë përtokë, nuk ka asnjë shpresë populli. Populli duhet të mbushë xhepat me para, korrupsioni është në kulm.

-Turp i madh për kryetarin e gjykatës! Ne presim drejtësi dhe ata bëjnë gjëra të tilla që nuk mund ta marrësh me mend.

-Nuk është kjo Gjirokastra. Gjirokastra rrezatonte kulturë për gjithë Shqipërinë.

Temat
Vend

Të afërta