Skandali me gjyqtarin e Gjirokastrës, prokuroria merr në pyetje denoncuesen

Paraditen e sotme oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të rënda kanë udhëtuar drejt Gjirokastrës për të marrë në pyetje denoncuesen e skandalit që përfshiu kryegjyqtarin e qytetit të gurtë.

40 vjecarja do te jape para oficereve detajet e ngjarjes se nisur shume muaj me pare. Nderkohe mbreme, pak pasi ne ekranin e Tv Klan u transmetua skandali i kreut te Gjykatës në Gjirokastër i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje për një çështje gjyqësore, Prokurorët e Krimeve të Rënda i kane kerkuar mbreme emisionit “Stop” materialet e transmetuara.

Punonjesit e prokurorise u paraqiten prane Tv Klan per te marre te gjitha regjistrimet audio, në lidhje me skandalin e gjyqtarit Guximtar Boci.

216fe2a0c67ca0d3776192ab135aa45f_1477674151-256423

Temat
Rajon

Të afërta