Rudina Magjistari tregon emocionet të 1 viti me Mian (Foto)

Vajza e vetme e moderatores , Mia, feston nesër njëvjetorin e lindjes.

Në programin e saj të përditshëm “Rudina”, Magjistari ka trajtuar temën “Të bëhesh nënë për herë të parë”, ku ka treguar ndjesitë e para dhe emocionet e të bërit nënë. Për herë të parë moderatorja e dashur ka postuar edhe një foto krah mjekes e cila e kishte ndjekur gjatë shtatzënisë dhe kur vogëlushja kishte shumë pak ditë që kishte ardhur në jetë.

“Në këtë foto Mia ka qenë shumë e vogël, por sot është rritur shumë. Nesër mbush 1 vjeç dhe mund të them që më ka bekuar jetën”, – është shprehur Rudina. Ajo dhe partneri i saj, Xhavit Bajrami, ndihen shumë më të lumtur tani që familja e tyre është bërë më e madhe dhe më e plotë.

rudi_1477675971-5158683

Temat
Showbiz

Të afërta