Qeveria premton thellim të bashkëpunimit me veteranët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Guca, më bashkëpunëtorë.

Mustafa i ka konfirmuar Gucatit përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare, bën të ditur një komunikatë nga Kryeministria.

Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, njofton komunikata.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për tema të rëndësishme që lidhen me statusin dhe mirëqenien e veteranëve të luftës çlirimtare dhe çështje të tjera në interes të përbashkët.

Temat
Vend

Të afërta