Presidenti Duterte: Më erdhi një zë nga brenda, nuk do fyej më kurrë

Presidenti i Filipineve, Rodrigu Duterte ka vendosur që të mos përdorë fyerje në publik. Ai ka marrë këtë vendim pas fyerjeve të famshme që ka drejtuar për Presidentin Barak Obama, Papa Françesku dhe OKB.

Pas kthimit nga Japonia, ai tha për mediat se “Më erdhi një zë nga brenda që të mos fyej më se përndryshe do të bjerë aeroplani” dhe për shkak të kësaj vendosa të mos fyej më.

Duterte pavarësisht kritikave të shumta po qeveris me dorë të hekurt në Filipinë. Ai ka miraruar një ligj që lejohet vrasja pa gjyq e përdoruesëve të drogës dhe që nga miratimi rreth 5000 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë po përndiqen.

duarte_1477669008-5719605

Temat
Botë

Të afërta