A mund ta fitojë Chelsea Premierligën? Ja çfarë thotë Conte

Antonio Conte insiston që është ende shumë herët që të flitet për titullin e Premierligës

Chelsea është tani vetëm një pikë prapa liderit Manchester City, pas fitores ndaj Manchester Unitedit në xhiron e fundit në Premierligë.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se është herët që të flitet se kush do të shpallet kampionë, duke shtuar se duhet të punojnë shumë q t’i fitojnë ndeshje një nga një.

“Ne nuk duhet të shikojmë në tabelë tani, por vetëm në stërvitje dhe në ndeshjen e ardhshme, kjo do të na përmirësojë. Liga është shumë e vështirë dhe gjithçka mund të ndodhë. Pesë e ekipe janë shumë afër me pikë, por nuk duhet ta shikojmë këtë pasi është shumë herët që të flitet për tabelën dhe për titullin”, është shprehur Conte, raporton Goal.

che_1477670196-9256646

Temat
BotëSport

Të afërta