Lexojeni këtë nëse dëshironi që shefi të mos ju pushojë kurrë nga puna

Të jesh më i miri në vendin e punës nuk është e lehtë, por ekspertët thonë se është më e lehtë se sa mund ta mendoni – për aq kohë sa e dini se çfarë jeni duke bërë.

Disa nga punëdhënësit më të mirë kanë ndarë formulën e artë prej gjashtë hapave, të cilët duhet t’i ndiqni nëse dëshironi që shefi të mos ju pushojë kurrë nga puna.

Prej ndërtimit të raporteve të mira me çdo person në zyrë e deri tek të jesh ‘shumë, shumë i mirë në punën që e bën’, ekspertët thonë se nëse i ndiqni këto rregulla, nuk do të mbetni pa punë kurrë, transmeton Gazeta Express.

Këto janë gjashtë rregullat e arta:

1. Jini shumë, shumë të mirë në diçka që dikush tjetër nuk është

Mund të jeni të mrekullueshëm në punën që e bëni, por nëse e gjitha çfarë bëni është ajo çfarë përshkrimi i punës tuaj ju thotë se duhet të bëni, atëherë nuk do të vëreheni kurrë nga shefi.

2. Ndërtoni raporte të mira me… të gjithë

Gjeni pak kohë që të lëvizni nëpër zyrë dhe të njiheni me kolegët, që njerëzit në vendin e punës t’ju njohin më mirë.

3. Mendojeni zhvillimin biznesor

Shumë njerëz thjeshtë shkojnë në punë, e bëjnë punën e tyre dhe më pas kthehen në shtëpi dhe presin për rrogën në fund të muajit. Këta janë njerëzit të cilët nuk dëshirojnë të zhvillohen më tepër. Gjithmonë kërkoni më shumë, jo vetëm rrogën në fund të muajit.

4. Kini kurajo

Është thelbësore që të keni kurajo dhe entuziazëm në punë. Kur e dashuroni punën që e bëni dhe kur e keni dëshmuar veten në atë punë, mund të bëheni më të guximshëm dhe të rrezikoni. Çdo kompani i adhuron punëtorët që ofrojnë ide dhe zgjidhje.

5. Qëndroni në gishtërinjtë tuaj

Në vendin e punës gjithmonë do të përballeni me rreziqe të reja të cilat rrezikojnë rolin tuaj. Zhvilloni aftësitë tuaja vazhdimisht dhe qëndroni të lidhur me ata përreth jush.

6. Gjithmonë mbajeni kokën lartë

Gjithmonë duhet ta mbani kokën lartë; fizikisht, emocionalisht dhe mentalisht. Nëse e ulni kokën dhe ndjeheni të mjerë, do të mbeteni të mjerë dhe sjellja juaj do të ndikojë edhe tek kolegët. Në një ditë të keqe në punë, jepuni kurajo të tjerëve dhe mbështetni. Kur hyni në zyrën e shefit, mbajeni kokën lartë, kur të shkoni në punë dhe kur të largoheni nga ajo, gjithmonë kokën lartë.

Temat
Fun

Të afërta