Kushtetuesja refuzon kërkesën e ‘Lista Srpska’ për Trepçën?

Gjykata Kushtetues e Kosovë ka hedhur poshtë kërkesën e listës Serbe, për kontestimet e saj rreth Ligjit për Trepçën, pasi ka vlerësuar se pretendimet e saja nuk qëndrojnë.
Deputetët serbë janë ankuar në Kushtetuese duke theksuar se gjatë miratimit janë shkelur procedurat pasi ligji nuk është proceduar sipas nenit 81 të Kushtetutës së Kosovës që flet për ligjet me interes vital.

Por Ligji për Trepçën nuk bënë pjesë në këtë kategori, pasi neni thotë, se legjislacioni vital janë ligjet që kanë të bëjnë me themelimin e komunave, zgjedhjet lokale, mbrojtën e trashëgimisë kulturore, për gjuhët, simbolet dhe fetë, simbolet dhe festat publike.

Andaj duke qenë se Trepça bënë pjesë në asetet shtetërore dhe nuk bënë pjesë në legjislacionin vital, Kushtetuesja nuk e ka parë si palë kundërshtimin e një komuniteti për një ligj me interesa nacionale.

KTV-ja mëson se vendimi është në fazën përfundimtare dhe do të publikohet javën e ardhshme.gjykataaku_1477668509-1782967

Temat
Vend

Të afërta