Kombëtarja e Kosovës debuton me fitore në kualifikimet për Evropian

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në kategorinë U18 për femra ka filluar me fitore rrugëtimin për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2017.

Vashat kosovare e mposhtën Gjeorgjinë me rezultat të ngushtë 2 me 3 në sete (25-17, 21-25, 20-25, 25-16, 13-15). Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës me këtë grupmoshë.

Seti më interesant ishte ai i pesti, në të cilën volejbollistet kosovare zhvilluan një lojë shumë agresive kurse edhe rrezikonin, e që në fund i solli suksesin historik.

Ndihmës trajneri i Kosovës, Valon Nikqi është shprehur pas takimit se kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi ishte ndeshja e parë ndërkombëtare që nga pranimi në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB).

“Kjo ishte ndeshja e parë që nga pranimi në FIVB në fillim të këtij muaji. Prandaj kjo është një fitore e rëndësishme në shumë mënyra. Luajtëm kolektivisht dhe morëm pikë në disa momente kyçe. Kjo ishte një fitore shumë e madhe”, është shprehur ai.

34_1477683572-4166032

Temat
Vend

Të afërta