Xhensila Myrtezaj ka një urim të veçantë për “kopjen” e saj bionde (Foto)

Xhensila Myrtezaj prezantoi sot në rrjetet sociale të motrën, në ditën e saj të ditëlindjes.

Në fotot e publikuara, dallohet e njëjta buzëqeshje e ëmbël tek të dyja motrat, veçse njëra është bjonde e tjetra brune.

Përmes një fotoje në Facebook, që përmbledh disa nga momentet së bashku, Xhensila i uron së motrës ditëlindjen duke shprehur dashurinë e madhe për të,

“Dashuria e gjakut tim, të uroj ditëlindjen”, shkruan Xhensila,

“E paç jetën gjithmonë fushë me lule, e paç dashurinë si ngrohtësinë e diellit.

Buzëqeshja jote qoftë gjithmonë dritë për shpirtin e të tjerëve. Zoti të bekoftë motra ime!”,-shkruan Myrtezaj.

xh-1477570760-7846480-1

Temat
Showbiz

Të afërta