Teknologjia që fshin tatuazhet pa lënë shenja

Tatuazhet për të cilat i kemi rënë pishman pse i kemi bërë, na kanë shqetësuar gjithmonë – duke na i kujtuar gabimet në jetë.

Por për fat të mirë tani ekziston një teknologji e cila ndihmon në heqjen e ngjyrës, duke na mundësuar që të jetojmë pa u frikësuar se dikush do të na gjykojë për tatuazhin në trup.

Heqja e tatuazhit dikur ishte një proces shumë i dhimbshëm dhe që linte shenja, transmeton Gazeta Express.

Teknologjia me laser ishte përdorur për heqjen e tatuazheve prej para 20 vitesh, por tani një teknologji e re e quajtur ‘picosecond’ ka filluar të përdoret me të madhe në botë – duke shfaqur rezultate shumë më të mira, raporton The Times.

Kjo teknologji funksionon duke përdorur një laser i cili kërkon ngjyra jonormale në lëkurë si rezultat i ngjyrës së tatuazhit. Disa grimca më pas futen në lëkurë për të ndarë ngjyrën në copëza të vogla.

Trupi pastaj i largon ato përmes sistemit të tij limaftik. Trajtimi përsëritet pastaj pas gjashtë javësh dhe thuhet se nuk lë shenja. Ndryshe nga laserët tradicional, kjo teknologji heq ngjyrën e kaltër dhe të gjelbër, raportoi The Times.

Temat
FunShëndet

Të afërta