Këngëtari i njohur kënaqet duke luajtur me vajzën e Norës (Foto)

Vajza e çiftit super të famshëm Nora Isrefi dhe Robert Berisha padyshim që ka marrë vëmendje mjaft të madhe mediatike qysh në ditët e para pas lindjes.

E aryset e kësaj vëmendje janë të qarta pasi të jesh anëtar në një familje kaq të famshme me apo pa dashje do të jeshë pre e titujve të ndryshme në portale.

Ditën e sotme Roberti si shoqëruese për kafe kishte pikërisht vajzën e tij e teksa ishte i shoqëruar edhe nga miku i tij këngëtari i famshëm Ermal Fejzullahu.

Ermali nuk ka ngurruar të fotografohet me vajzën e vogël, fotografi të cilën e publikoi më pastaj Roberti në profilin e tij në “Instagram”.

Natyrisht se pas publikimit komentet nuk kanë munguar e menjëherë këngëtari Fejzullahu ka bërë një të tillë duke thënë fjalë mjaft të ëmbla për vajzën e vogël.

renee-1477568729-4253226_1477575277-2037098

Temat
Showbiz

Të afërta