Befason Hillary Clinton: Frymëzohet nga Tupac dhe Snoop Dogg për veshjen e saj (Foto/Video)

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë televizive për emisionin e njohur “The Breakfast”.

Përveç anagzhimeve të saj të fundit në politikë, ajo ka folur edhe rreth paraqitjes së saj, e cila kohëve të fundit ka qenë e inspiruar nga reperët.

Tupac, Snoop Dogg, dhe Suge Knight kanë qenë ata me të cilët veshja e Clinton ngjason më së tepërmi në paraqitjet e saj të fundit.

hillary1

“Mendoj se ata dhe shumë burime të tjera të modës kanë ndikuar veshjen time,” tha ajo.

hillary2

Ndërsa kandidatja demokrate nuk ka lënë pa komentuar as praninë e saj në koncertin e Jay Z, gjë të cilën e ka konsideruar si një privilegj.

Temat
Showbiz

Të afërta