​Ronaldo tregon mbrojtësin më të vështirë

Cristiano Ronaldo ka thënë se Ashley Cole ka qenë mbrojtësi më i vështirë kundër të cilit ka luajtur

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka folur për mbrojtësin më të vështirë më të cilin është përballur gjatë karrierës së tij.

Ai ka thënë se ai është Ashley Cole, kundër të cilit kishte luajtur sa ishte pjesë e Manchester Unitedit në Premierligë.

“Gjatë viteve kam pasur disa beteja të mëdha me Ashley Cole, ai nuk ju jep një të dytë për të marrë frymë. Ai ishte një lojtar i tillë këmbëngulës, i shpejtë, i ashpër, kur ishte në kulmin e tij. E dinit se nuk do të jetë një lojë e lehtë”, tha Ronaldo për Coach Magazine.

Temat
Botë

Të afërta