Veteranët kërkojnë që lufta e UÇK’së të mbrohet me ligj

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i ka quajtur absurde dhe të motivuara politikisht dënimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së.

Ai ka thënë se gjykatat ndërkombëtare janë duke tentuar që luftën e drejtë dhe të lavdishme të UÇK’së ta barazojnë me krimet serbe të kryera në Kosovë.

Sipas Gucatit, dikush po dëshiron ta destabilizojë shtetin e Kosovës dhe ta çojë në humnerë.

Gucati i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK’së.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se ka rrezik që ish-pjesëtarët e UÇK’së të gjykohen për krime lufte edhe nga Gjykata Speciale.

Temat
LajmeVend

Të afërta