Studimi: Ja sa ditë në vit gratë punojnë më shumë se burrat (Foto)

Mesatarisht, gratë punojnë 39 ditë më shumë në vit se burrat, sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror (FEB).

Po ashtu, mesatarisht gratë punojnë 50 minuta më shumë në ditë se burrat, tregojnë të dhënat nga raporti Global i Hendekut Gjinor i FEB.

Ky raport thotë se ky mbizotërim i punës së papaguar i rëndon gratë dhe vlerëson se pabarazitë ekonomike mes gjinive marrin 170 vjet për t’u mbyllur.

Hendeku në mundësitë ekonomike, sipas raportit, tani është më i madh se në çfarëdo kohe që nga viti 2008.

Gati një e çerek i një miliardi grave janë futur në fuqinë punëtore globale gjatë dekadës së fundit, sipas raportit.

Edhe pse burrat bëjnë 34% më shumë punë të paguar se gratë, prapëseprapë gratë shpenzojnë më shumë kohë të punë të papaguar, siç janë punët e shtëpisë, kujdesi për fëmijët dhe për të moshuarit.

92088949-gettyimages-457583232_1477491216-1577345

Temat
Botë

Të afërta