Smaka: Mbledhja e Kuvendit për rastin ‘Drenica’ ndërhyrje në drejtësi

Dënimi me burg i disa ish-pjestarëve të UÇK-së nga ‘Grupi Drenica’ ka nxitur reagimin e partive të krahut të luftës.

PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, dënimin e këtij grupi e ka quajtur të padrejtë dhe politik, shkruan ORAinfo.

Madje me nismën e deputetëve të këtyre partive, nesër pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës rreth këtij rasit. Krejt ky reagim nga njohës të çështjeve politike po vlerësohet si ndërhyrje në drejtës.

Profesori Riza Smaka ka thënë se reagimet e partive politike e më paststaj paralajmërimi për mbajtjen e një séance të Kuvendit ku pritet të flitet rreth rastit ‘Drenica’ nuk mund të trajtohet ndryshe vestëm si ndërhjyrje në punën e gjyqësorit.

Sipas tij, gjyqësori do të duhej të mos trazohej nga pushtetarët e legjislativit, e aq me pak nga ata të ekzekutivit. “Sepse kjo mund të ndikojë në pavarësimin e gjyqësorit dhe marrjen e vendimeve”, ka thënë Smaka për ORAinfo.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të krijojë lehtësira për gjyqartë dhe prokurorët duke rritur numërin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa në anën tjetër, ka kërkuar uljen e numërin të ministrive të cilat sipas tij, janë barrë për buxhetin e shtetit

Temat
LajmeVend

Të afërta