Papagalli “i rrëfen” gruas tradhtinë e bashkëshortit

Një grua e cila dyshonte se i shoqi e tradhtonte me pastruesen e shtëpisë së tyre, e “kurdisi” papagallin e saj bisedues t’i tregonte atë që ajo donte të dinte.

Gruaja e çoi papagallin në polici dhe paraqiti një ankesë për tradhti ndaj partnerit të saj.

Megjithatë, autoritetet nuk e pranuan dëshminë e papagallit sepse thanë se ishte e pamundur të përcaktonin ku e kishte dëgjuar. Ata thanë se ai mund ta kishte dëgjuar nga një emision televiziv ose në radio.

Në vendin strikt mysliman të Kuvajtit është e paligjshme të tradhtosh dhe ata që rezultojnë fajtorë ndaj kësaj rrezikojnë ndëshkime të rënda./tvklan/.

Temat
Fun

Të afërta