Nxirret nga Vardari lopa e ngordhur, s’dihet nga erdhi dhe e kujt është (FOTO)

Mëngjesin e sotëm Gazeta Express lajmëroi për një lopë të ngordhur që ujërat e lumit Vardar e kishin nxjerrë në breg përgjatë rrjedhës së tij në qendër të Shkupit. Veterinari zyrtar i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) më vonë gjatë ditës kreu ekspertizë dhe konstatoi se lopa e ngordhur nuk ka shenjë identifikuese në bazë të së cilës mund të konstatohet pronësia dhe rajoni prej nga “ka ardhur”.

Siç informojnë nga AUV, veterinari doli në terren dhe kreu ekspertizë në bazë të paraqitjes nga Qendra për menaxhim me kriza, duke vepruar pas lajmërimit të një qytetari se në afërsi të kejit të Vardarit është një lopë e ngordhur.

“Me kontrollin është konstatuar se kafsha e ngordhur nuk ka shenjë identifikuese – shenjë në vesh në bazë të së cilës mund të konstatohet pronësia dhe rajoni prej nga është… veterinari zyrtar i Stacionit për trajtim human të kafshëve shqiptoi masë për kryerjen e dezinfektimit të hollësishëm në kejin e Vardarit, me qëllim të parandalimit të përhapjs së mundshme të sëmundjeve ngjitëse”, kumtoi AUV, transmetoi MIA.

Në bashkëpunimm me Brigadën për mbrojtje kundër zjarrit dhe Ndërmarrjes komunale, kafsha e ngordhur është nxjerrë nga ujërat e Vardarit dhe në mënyrë të padëmtuar është shkatërruar në deponinë në Drislla./Gazeta Express/

nxjerrja-e-lopes-nga-vardari_1477499508-9274177

Temat
Lajme

Të afërta