Leonora e ka të gatshëm albumin e ri

“Diamant” dhe “Të kam jetë” janë këngët dhe klipet e fundit që Leonora Jakupi i solli për fansat e saj.

Këto janë vetëm dy prej shumë këngëve të realizuara për albumin e ri të këngëtares, për të cilin është punuar prej kohësh.

Këngëtarja e njohur ka treguar se në plan kishte që albumin ta publikojë në muajin shtator, por që sipas bashkëpunëtorëve, kjo nuk është një periudhë e përshtatshme për këtë.

Leonora ka thënë për “Express” të KTV-së se albumi është gati, por nuk dha ndonjë afat tjetër kohor se kur pret ta hedhë në treg.

Ndryshe, këngëtarja u shpreh e kënaqur me suksesin e dy këngëve të fundit.

Leonora Jakupi ishte mysafirja e edicionit të kaluar të emisionit “Talk”, ku për herë të parë publikisht pranoi se është në lidhje, por duke mos treguar se me kë, pos që tha se nuk është person publik. Kjo deklaratë ka ‘pushtuar’ mediat online ashtu si edhe disa deklarata të tjera, siç ishte ajo lidhur me atë se kush është diva shqiptare.

Temat
Showbiz

Të afërta