Ja çfarë do të bëjë Aurela Gaçe për njerëzit në nevojë (Foto)

Këngëtarja Aurela Gaçe ka vendosur të mbajë fjalën e dhënë disa kohë më parë sa i përket shtimit të një dreke për njerëzit në nevojë.

Përmes një statusi të publikuar në profilin e saj në rrjete sociale këngëtarja ka bërë të ditur një fakt të tillë. “Dhashe nje fjale …. te cilen s’po arrija dot ta mbaja, pasi doja te isha vete prezente ne vendin tim te lindjes. “Per dreke me mua” ne E Diela Shqiptare, miqte e mij Eli Fara e Agron Llakaj votuan per gatimin tim dhe aty ne transmetim ne te tre thame se cmimin (cilido nga ne qe te fitonte), do ta jepnim ne disa familje ne nevoje.

Ne ate periudhe une mora edhe lajmin e shumepritur ne familje per ardhjen e femijes se dyte, e rrugetimi mu be i pamundur per arsye shendetesore.

Koha kalonte e Une kisha nje ndjesi jo te mire qe fjalen e dhene s’po e coja ne vend. Sigurisht do te jete edhe ndihma e Valbones, njeriut tim te afert te familjes , qe do te coje deri ne destinacion ushqimet,”-shkruan Gaçe në Facebook.

au_1477486367-7121708

Temat
Showbiz

Të afërta