Ish-Kryetari i Gjykatës së UÇK dyshon se u dhanë para për blerjen e statusit te veteranit

Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake te UÇK, Sokol Dobruna ka thënë se ka dyshime se statusin e veteranit e kanë marrë edhe persona që me korrupsion e kane fituar këtë titull. Ka thënë se i vjen mirë qe kanë nisur hetimet për veteranët mashtrues.

“Supozohet se edhe me para e kanë marrë statusin e veteranit”, ka thënë Dobruna në RTV Dukagjini.

Ky ish gjykatës i kohës së luftës ka thënë se nuk i ka studiuar listat e veteranëve, mirëpo, ka premtuar se nëse do të shohë ndonjë emër që pa meritë është veteran do ta denoncojë te Agim Çeku.

“Menjëherë do ta njoftoja Agim Çekun.

Edhe do t’i tregoja se filan veterani është mashtrues”, ka thënë Dobruna.

Temat
LajmeVend

Të afërta