Gruaja e ballinës së “National Geographic” arrestohet në Pakistan (Foto)

Gruaja afgane e përjetësuar në ballinën e magazinës “National Geographic” në vitin 1985, si një 12-vjeçare me sy të gjelbër, është arrestuar së fundmi në Pakistan për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit.

Sharbat Gula mund të gjobitet dhe të dënohet deri në 14 vjet burg, raporton BBC, përcjell Express.

Zyrtarët thonë se ajo u arrestuar nga Agjencia Federale Hetimore e Pakistanit, pas një hetimi dyvjeçar në Peshaëar, afër kufirit afgan.

Së fundmi, Pakistani ka nisur një luftë kundër dokumenteve të rreme të identitetit.

Gula aplikoi për letërnjoftim në prill të vitit 2014, duke përdorur emrin Sharbat Bibi. Nëse akuzat për mashtrim vërtetohen, atëherë ajo është njëra nga mijëra refugjatët afganë që jetojnë në Pakistan, të cilët kanë tentuar ta mashtrojnë sistemin kompjuterik.

Fotografia e njohur e “Vajzës afgane” të zonjës Gula, e bërë në vitin 1984 në një kamp refugjatesh në veriperëndim të Pakistanit, gjatë okupimit sovjet të Afganistani. Kjo foto ka cuar drejt njërës nga ballinave të printuara më të njohura.

Në vitin 2002, fotografi Steve McCurry e ka gjetur atë pas plot 17 vitesh kërkim. Në atë kohë, Gula po jetonte në një fshat të largët afgan dhe burrin furrtar dhe tri vajza.

Gazeta “Daën” e Pakistanit ka raportuar se letërnjoftime u janë lëshuar Hulas dhe dy burrave të cilët kanë pohuar se janë bijtë e saj.

Një burim i NADARA ka thënë për “Daën”: Ata mund të mos jenë bijtë e saj, por kjo është një praktikë e zakonshme në mesin e refugjatëve afga

92096448-gula_1477485827-7117715

92096450-sharbat_1477485827-7371641

Temat
Botë

Të afërta