Dikiq malazezëve: Po frikësohem nga të burgosurit shqiptarë

Ish komandanti i xhandarmerisë serbe, gjenerali i pensionuar, Bratisllav Dikiq, është marrë në pyetje gati shtatë orë në Prokurorinë e Mali të Zi.

Sipas gazetës malazeze “Pobjeda”, Dikiq është intervistuar për rrethanat në të cilat ai u gjend në Mal të Zi një ditë para zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet.

Gjatë marrjes dje në pyetje, sipas gazetës malazeze, Dikiq është përballur me faktet të cilat Prokuroria i ka për të, transmeton lajmi.net.

Për shkak të rastit shumë të ndjeshëm, nuk është bërë e ditur se çfarë ka thënë Dikiq.

Dikiq me grupin e serbëve tjerë është arrestuar për shkak të dyshimeve për sulm terrorist dhe puç në Mal të Zi.

“Pobjeda” thekson se mediat e Podgoricës kanë raportuar se Dikiq në burg është ankuar se ndjehet i kërcënuar, respektivisht “frikësohet nga të burgosurit shqiptarë”.

Temat
Lajme

Të afërta