Shkup: Konfirmohet dënimi me 19 vjet burg për vrasësin e infermieres shtatzënë

Gjykata e Apelit në Shkup e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë prej 19 viteve burg për Nikolla Kuzmanovskin, i cili gjykohej për vrasjen e një infermiereje. Kuzmanovski u gjykua për veprën penale “vrasje e gruas” shtatzënë, raportojnë mediat maqedonase.

Vrasja ndodhi në muajin janar të këtij viti rreth orës 19 kur infermierja ka qenë në kujdestari në Spitalin klinik në Shkup. Dijana ka qenë e martuar dhe ka pasur një vajzë, por ka qenë në lidhje dashurie me Kuzmanovskin. Ajo ka qenë shtatzënë, dhe këtë e kanë ditur edhe burri edhe i dashuri i saj.

Sipas prokurorisë, vdekja e Dijanës ka ndodhur me ngulfatje dhe mbylljen e gojës dhe hundës dhe me lëndime në trup. Sipas mbrojtjes së të akuzuarit, vdekja është shkaktuar si pasojë e thyerjes së kokës.

vrasesi-i-infermieres_1477404041-5700132

Temat
Rajon

Të afërta