Pijet me sheqer mund të shkaktojnë këtë lloj kanceri

Nivele të larta të sheqerit të gjetura në pijet e gazuara dhe në ushqime si keçapi, mund të shkaktojnë kancerin në gji, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët amerikanë ushqyen disa minj me dietë perëndimore dhe pretendojnë se gjetën nivele të rritura të shansit për zhvillimin e tumorit në gji dhe një mundësi më të madhe që kanceri të shpërndahet edhe në mushkëri.

Për ta bërë studiumin e tyre ata morrën disa minj, të cilët i ushqyen me sukrozë, një përbërës që shtohet në pijet e gazuara dhe në lëngje – gjithashtu edhe në mishin e përpunuar dhe keçapin.

Gjatë studimit të tyre, shkencëtarët gjetën nivele të rritura të shansit për zhvillimin e tumorit në gji dhe një mundësi më të madhe që kanceri të shpërndahet edhe në mushkëri.

Minjtë të cilëve iu dha dieta pa sheqer, treguan se kishin më pak gjasa për të zhvilluar kancer, përfunduan shkencëtarët.

Temat
Shëndet

Të afërta