Fotografia që po e udhëheq një shtet indian (Foto)

Si ndodh që kryeministrja e sëmurë e shtetit indian Tamil Nadu, Jayaram Jayalalitha, është ende duke e udhëhequr këtë shtet?

Ajo është shtruar në spital më 22 shtator, dhe meraku për shëndetin e saj është rritur në mungesë të informatave të qarta rreth shëndetit të saj, transmeton Express.

Partia e saj, AIADMK, e cila formon qeverinë shtetërore, së fundmi njoftoi se ajo ia ka transferuar të gjitha portofolet zëvendësit të vet, Op Panneerselvam, i cili e ka zëvendësuar atë edhe në të kaluarën.

Megjithatë, është bërë e qartë se ajo do të mbetet shefe e qeverisë.

Atëherë, si takohet kabinet në mungesë të saj?

Duket sikur ata e kanë gjetur një metodë modeste – një fotografi. Një fotografi zyrtare e publikuar nga qeveria shtetërore shfaq zotëri Panneerselvam në një takim me kabinetin dhe me një fotografi të zonjës Jayalalitha të futur në kornizë dhe të vendosur qëllimisht para tij.

Dhe, nuk janë vetëm takimet e kabinetit që mbahen me fotografinë e saj të pranishme. Kjo ndodh edhe në disa takime të ministrive.

92078512-2016-10-20-photo-00000014_1477403634-20731

92078510-9e0f5f6f-0fba-404d-95d5-3b8fcffc1cbb_1477403569-2978949

Temat
BotëLajme

Të afërta