Cili qumësht është më i miri?

Deri para disa kohe gjithçka ka qenë e thjeshtë – qumështi ka ardhur nga lopa. Por, në një moment janë shfaqur kombinimet e ndryshme. Nga ai i dhisë dhe i deles e deri tek ai i sojës dhe orizit – cilin do duhej ta pimë?

Revolucioni në ushqim ka vënë në pikëpyetje edhe konsumimin e ushqimeve më të përhapura pa të cilat nuk mund ta paramendojmë ditën. Në mes tyre është edhe pija e preferuar familjare nga e cila bëjmë qullin për fëmijë apo ia shtojmë kafesë, transmeton Koha.net. Nëse jeni në dilemë se cilin qumësht ta pini, pjesa në vazhdim mund t’ua lehtësojë shumë zgjidhjen.

A është qumështi i lopës i shëndetshëm?

Qumështin e lopës në rend të parë e lidhim me kalciumin. Ai është burim i mirë i atij minerali, të pazëvendësueshëm për shëndetin e eshtrave. Vetëm 200 mililitra përmbajnë një të tretën e dozës së rekomanduar ditore të kalciumit prej 700 mg (qumështi i dhisë dhe i deles përmbajnë edhe më shumë). Qumështi përmban edhe proteina, vitaminat B12 dhe B2 (riboflavin), selen, fosfor, zink dhe magnez – materie që femrave shpesh ju mungojnë në ushqim.

Cili është dallimi në mes qumështit me përqindjen e plotë të yndyrës, me gjysmën e yndyrës dhe qumështit light?

Edhe pse në qumështin me yndyrë të plota në fakt ka vetëm pak yndyra (rreth 3 për qind), qumështi me përgjysmë yndyrë ose light është opsion më i mirë për ata që kujdesen për numrin e kalorive. Njëkohësisht, qumështi me më pak yndyrë ka përqindjen e njëjtë të kalciumit. Ekspertët pohojnë që fëmijët më të vegjël se dy vjet duhet të marrin energjinë shtesë nga qumështi me yndyra të plota. Pas moshës dyvjeçare mund të pinë edhe atë me yndyrë të përgjysmuar, ndërsa pas moshës pesëvjeçare edhe atë pa yndyrë.

A e rrit qumështi i lopës rrezikun nga kanceri?

Hulumtimet kanë sjellë konkludime të ndryshme. Disa tregojnë që qumështi rrit, ndërsa të tjera që zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit. Ka edhe studime që megjithatë sugjerojnë që konsumimi i qumështit rrit mundësinë e zhvillimit të kancerit të vezorëve dhe prostatës. Megjithatë, pohimet e tilla nuk janë lidhur me hormonet natyrore që gjenden në qumësht, por me efektin e mundshëm me të cilin qumështi stimulon trupin të prodhojë hormone dhe insulinë, transmeton Koha.net. Shkenca ende nuk është pajtuar sa i përket kësaj çështjeje, por as rezultatet e hulumtimeve të kryera deri më tani nuk janë relevante. Qetësues është fakti që BST, hormoni i modifikuar i rritjes së gjedhëve që në Amerikë u jepet lopëve, ndërsa lidhet me kancerin, është i ndalur në shumë vende.

A është qumështi organik gjithmonë më i miri?

Hulumtimet e fundit e dëshmojnë këtë. Qumështi organik, do të thotë qumështi i lopës që rritet në kushte natyrale mesatarisht përmban 68,2 për qind më shumë acid linoleik. Ai lloj i acideve yndyrore nuk mundet të sintetizohet në trup, por duhet të konsumohet me ushqim. Acidi linoleik ka efekt të dobishëm në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe zemër dhe ulë nivelin e kolesterolit të keq (LDL).

Temat
Shëndet

Të afërta