Zyrtare: Ky është fituesi i çmimit “Golden Boy” (Foto)

Renato Sanchez është fituesi i çmimit “Djaloshi i Artë”, lojtarit më të mirë të ri

E përditshmja italiane, “Tuttosport”, në numrin e saj të sotëm ka bërë të ditur se mesfushori i Bayern Munichut ka fituar çmimin “Golden Boy”, lojtari më i mirë i ri.

Renato për të fituar këtë çmim, mposhti konkurrencën e yllit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford, dhe bashkëlojtarit të tij te Bayerni, Kingsley Coman.

Ky çmimi, i cili përpilohet nga vota e 30 gazetarëve nga mediet më të mëdha në Evropë, sezonin e kaluar shkoi për yllin francez të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

tutto_1477288580-3410451

Temat
BotëSport

Të afërta