Turqia i vret 17 militantë të ISIS-it në Mosul

Sulmet turke me artileri kanë vrarë 17 militantë të ISIS-it qëkur beteja për t’i larguar ata nga qyteti irakian, Mosul, filloi.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri turk, Mevlut Cavusoglu, i cili ka thënë se katër avionë luftarakë turk “F-16” janë të gatshme për të marrë pjesë në operacion për ta çliruar Mosulin, transmeton Express.

Duke folur gjatë një konference për media me homologun e tij francez, Cavusoglu ka thënë se Turqia do të jetë më aktive në luftimin e militantëve kurdë të PKK-së në Irak, raporton Reuters.

Por, komanda e operacioneve të përbashkëta e Irakut e ka mohuar se Turqia po merr pjesë në operacione ushtarake në Mosul, sipas Al Arabia./

u4-isis_1477320362-6686480

Temat
BotëLajme

Të afërta