Takimi i Ramës me pedagogët, reagon deputeti Boçi: E ktheu në tubim partiak, i hoqi 2 orë nga auditorët

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi reagoi pas takimit të kryeministrit Edi Rama me pedagogë të universitetit të Tiranës.
Boçi shprehet se Rama e ktheu takimin në një tubim partiak dhe për më tepër i etiketoi ata si të paaftë.

Sipas Boçit, Rama dhe Lindita mbetën sot përsëri, para pedagogëve, profesorëve e akademikëve.

Edi Rama mblodhi sot pedagogë, profesorë e akademikë, në atë që e quan bashkëbisedim, po ku flet vetëm ai për dy orë me radhë.

Sigurisht, si gjithmonë nuk përtoi t’i etikojë si të paaftë e të korruptuar duke i futur të gjithë ne një thes. Në thesin e tij.

Nga takim me elitën e vendit, Rama e degradoi atë në një tubim partiak.

I nisi fyerjet me Linditën e tij të Arsimit, dhe i ndau pedagogët në miq e armiq , që kanë krijuar kaos dhe kanë mbjellë mediokritet.

Predikoi autonominë universitare, por i hoqi 2 orë pedagogët nga auditorët ditën e hënë, për t’u mbajtur një leksion të gjatë e po aq mediokër, politik.

Rama dhe Lindita recituan edhe njëherë para pedagogëve po të njëjtat mashtrime:

Na lavdëruan, me këmbëngulje të lavdërushme sistemin hyrës të pa lavdi, në universitete, por nuk thanë pse degët më të kërkuara, si asnjëherë në këto 25 vite, si Stomatologji, Farmaci, Inxhinieri Mjedisi, Telekomunikacion etj, janë ende bosh.

U krekosën për ekselentët dhe meritën, por asnjeri nuk shpjegoi, pse më të mirët sot, si asnjëherë në këto 25 vite, u degdisën në degë të dorës së dytë.

Nuk dhanë as llogari për çorbën qē gatuan, duke kufizuar lirinë e preferencës, vetëm e vetëm të çonin maturantët tek mullinjtë e privatit.

Rama dhe Lindita fshehën faktin se Agjensia e Sigurimit te Cilësisë në Arsimin e Lartë, vazhdon të akreditojë me shpejtësi rrufe programe për klientelën dhe politikën, pavarësisht se Agjencia Britanike vazhdon të lëvrijë në terren me vandakët e letrave ne duar.

Pasi i hoqën pagesat për p-time, pasi i reduktoi në maksimum pedagogëve të drejtën e orëve suplementare, shpërblimin për udhëheqet e temave e vlerësimin financiar për punën shkencore, u thotë se në Mars, meqë hyjmë në fushatë, do i rrisë pagat.

Rama dhe Lindita mbetën sot përsëri, para pedagogëve, profesorëve e akademikëve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta