Pas shtatzënisë, Tuna “kapet” me vëllain e Robert Berishës (Foto/Video)

të shtunën zbuloi se këngëtarja Tuna Sejdiu është shtatzënë. Ajo u tha se është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe pret një fëmijë me reperin Cozman, nga i cili u nda muaj më parë.

Ende asnjëri prej dy protagonistëve nuk është prononcuar, ndërsa portali Blitz.al ka publikuar disa foto të Tunës në një lokal në Kosovë.

Ajo shfaqet në shoqërinë e Patrisit, vëllait të Robert Berishës.

Më herët është përfolur se Tuna dhe Patrisi janë në një lidhje, mirëpo ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre.

Në fotot e publikuara, Tuna dhe Patrisi nuk kanë shfaqur momente afrimiteti, edhe pse dëshmitarët thonë se Tuna ka qenë gjatë gjithë kohës e nervozuar dhe shikonte vazhdimisht rreth e përqark, sikur donte të zbulonte nëse po e shikonte kush.

Në këtë pikë të historisë një tjetër pikëpyetje ngrihet: mos ka gjë lidhje Patrisi me shtatzëninë e supozuar të Tunës? Shtatzëni për të cilën këngëtarja nuk ka thënë asgjë deri më tani, as nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar.

q3-1_1477316211-7412492

q1-1_1477316199-8344320

Temat
Showbiz

Të afërta