Nuk ndalet Shkëlzen Gashi, shënon sërish në Amerikë (Video)

Shkëlzen Gashi po shkëlqen në Amerikë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka realizuar edhe një gol në Amerikë. Gashi ka shënuar gol në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Colorado Rapids me Houston Dynamon në kuadër të xhiros së 34-t në MLS, përcjell Gazeta Express.

Me këtë barazim Colorado mban pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore me 58 pikë, vetëm dy prapa liderit Dallas. Tashmë ekipi i Gashit e ka të siguruar fazën e Play-Offit.

Ky ishte goli i nëntë i Gashit në sezonin e parë në Amerikë.

Temat
BotëSport

Të afërta