Franca i bën thirrje Turqisë që t’i respektojë të drejtat e njeriut pas puçit

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, i ka bërë thirrje Turqisë që t’i respektojë të drejtat dhe liritë në rrjedhojën e puçit të dështuar, duke thënë se demokracia është mbrojtja më e mirë kundër atyre që tentojnë ta shpërfillin atë.
Ayrault ka thënë sot në Ankara se Franca e kupton nevojën e Turqisë për t’i përndjekur puçistët, por shtoi se vendi duhet ta respektojë sundimin e ligjit, transmeton Express.

Turqia shpalli gjendje emergjente 90-ditore dhe filloi një luftë masive ndaj lëvizjes që udhëhiqet nga kleriku myslimani me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin e akuzon për orkestrimin e puçit.

Kjo gjendje emergjente i lejon autoritetet turke që t’i fusin në paraburgim të dyshuarit për 30 ditë, si dhe t’ua kufizojnë qasjen në avokatë.

Ayrault ka thënë: “avokatët duhet patjetër të jenë në gjendje ta ushtrojnë lirshëm profesionin e vet.”

460x_1477321726-3473009

Temat
BotëLajme

Të afërta